E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteranët e Koshares, ti merret çmimi Çukaloviçit

 “Akti i ndarjes së çmimit "Heroi Sali Çekaj" bashkëpunëtorit të ngushtë të Sheshelit dhe njeriut të afërt me politikat kriminale të Serbisë, për  veteranet e Betejës së Koshares është i papranueshëm”, thotë ish koloneli Anton Çuni.

Çmimin “Heroi Sali Çekaj” për drejtësi i dhënë nga Ministria e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Hajredin Kuçi, këtë vit e ka fituar një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Vojislav Sheshelit. Ivan Çukaloviq, aktualisht nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është nderuar nga Ministria e Drejtësisë me këtë çmim për kontributin e tij për kushtetutshmërinë në Kosovë.

Saim Tahiraj, bashkëluftëtar i Sali Çekajt, dhe tani kryetar i Shoqatës humanitare “Sali Çekaj”, gjykon se është i papranueshëm dekorimi me urdhrin e njërit prej kryeheronjëve të luftës në Kosovë, për një të dyshuar për krime dhe shërbëtorë të regjimit të Milosheviçit. Tahiraj, mendon se sjelljet e këtilla janë thjeshtë vazhdimësi e të majtës, atyre që mashtruan në luftë dhe në paqe, dhe sakrifikuan interesin e atdheut. /“Bota sot” botimi i Diasporës/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›