OVL e UÇK-së planifikon të garojë në zgjedhje ose t’i bojkotojë ato

Pasi i kanë pritur nga Kuvendi që ta shkurtojë mandatin e EULEX-it, e kjo s’ka ndodhur, veteranët e UÇK-së kanë plane të reja.
Burime të KTV-së thonë se ka gjasa që OVL e UÇK–së në zgjedhjet e ardhshme të hyjnë me një listë, duke ua kthyer kështu atyre që nuk i dëgjuan. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë veteranët planifikojnë të mos dalin fare në votime, duke bojkotuar procesin. Por krejt këto opsione do të varen pasi të shqyrtohen në organet drejtuese./Indeksonline/