E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident fatal në Kukës, 65-vjeçari humb jetën pas daljes së makinës nga Rruga

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në fshatin Grykë-Çajë të Kukësit, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke i marrë jetën drejtuesit.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Kukësit, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij tip “Fiat”. Si pasojë, mjeti ka dalë jashtë rruge.

Drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë drejt spitalit, pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit fatal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›