E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident fatal në Tiranë, autoboti i ujit përplas për vdekje një grua me motoçikletë

Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një autobot uji.

Mësohet se gruaja ka qenë duke lëvizur me motoçikletë në momentin që është përplasur nga autoboti. Si pasojë e plagëve të marrë, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ammbulanca.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të zbardhur dinamikën e plotë.

Lajmi në përditësim…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›