E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Revanshi” në GJKKO, Durim Bami dhe 6 të tjerë përballë akuzave të rënda

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e njohur si “Revanshi”, ku figurë kryesore është Durim Bami.

Mes të akuzuarve në këtë dosje renditen edhe emra të njohur si Aldo Avdyli, Edison Jozëik, ish-drejtori i Policisë Henerigert Mitri, Marklen Haka, ish-shefi i stërvitjes tek RENEA Altin Morina dhe Jozi Kraja.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza për disa vepra penale të rënda, përfshirë: tentativë për vrasje, sigurim kushtesh, kultivim të lëndëve narkotike.

Të gjithë të akuzuarit kërkuan gjykim të shkurtuar.

Në dosjen e njohur si “Revanshi” janë përfshirë disa emra të njohur të botës së krimit dhe ish-zyrtarë të policisë. 7 persona janë arrestuar dhe janë dërguar për gjykim, ndërsa rreth 20 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Durim Bami u arrestua në Dubai 2 vite më parë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë më 27 shkurt. Ai akuzohet  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›