E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident hekurudhor në San Francisko

Dy trena të vegjël u përplasën dje në San Francisco dhe për pasojë 48 persona mbetën të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftuan sot burime zyrtare. Aksidenti i pasdites së djeshme shkaktoi vonesa në qarkullimin hekurudhor ndërmjet stacioneve të West Portal dhe Castro në qytetin e tretë më të madh të Kalifornisë. Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur disa aksidente të ngjashme në SHBA. Muajin e kaluar nëntë persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 70 u plagosën kur një tren pasagjerësh në Uashington u përplas me një tjetër tren që kishte ndaluar gjatë orarit të trafikut të ngarkuar të pasdites. Shkaku i përplasjes akoma nuk është zbardhur. Njëzetepesë persona u vranë dhe 130 u plagosën vitin e kaluar në Los Anxhelos kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›