Aksident i rëndë në Egjipt, 12 pasagjerë të vdekur
''Rreth 20 turistë serb, gjermanë, çekë dhe suedez ndodheshin në bordin e një autobusi që shkonte nga Qena në Safaga, mbi Detin e Kuq'', theksoi një burim pranë shërbimeve të sigurisë.
Aksidenti ndodhi kur një kamion që po vinte në drejtim të kundërt ka tentuar të parakalojë një veturë dhe është përplasur me autobusin.
''Tetë turistë dhe katër egjiptianë, prej të cilëve dhe shoferi i autobusit humbën jetën'', theksuan burimet spitalore. Dhjetë turistë të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Rrugët egjiptiane janë konsideruar si më kaotiket dhe më të rrezikshmet në botë pasi shoferët qarkullojnë pa respektuar rregullat e kodit rrugor.