Aksident i rëndë në Korçë, plagosen 6 persona
Burime zyrtare të policisë së Korcës thanë se "në aksident u përfshi një mjet me targa italiane që drejtohej nga një punonjës policie pranë burgut të Drenovës dhe një mjet tip Ford me targa të Korçës që lëvizte në drejtim të Pogradecit”.
Si pasojë gjashtë personat që udhëtonin në dy automjetet, mes të cilëve dhe një fëmijë 12 vjec, Sindi Çoku, mbetën të plagosur. Mësohet se në gjendje më të rëndë është 12 vjecari, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit, ndërsa të tjerët drejt spitalit të Korcës.
Sipas të dhënave të para, personat e aksidentuar janë Anxhela Çoku, 35 vjec, Ledion Selimllari 36 vjec, Flora Zota 35 vjec si dhe drejtuesi i mjetit tip ford, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Të plagosurit udhëtonin si pasagjerë në mjetin privat, ndërkohë që dëmtime më të lehta ka pësuar punonjësi i policisë Klodian Dumani i cili është shoqëruar nga kolegët e tij.
Nga hetimet e policisë në vend ngjarje, rezulton se aksidenti ka ndodhur në orën 5.30 kur dy mjetet që lëviznin në kahe të kundërta janë përplasur me njëri tjetrin . Si pasojë e humbjes së kontrollit në drejtim nga punonjësi i policisë, mjeti i tij është përplasur fillimisht në një bordurë të rrugës dhe më pas me automjetin tip " Furgon" që qarkullonte në krahun tjetër.