E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, gjendet në bregdet kufoma e një gruaje

Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se “trupi i pajetë që nuk është identifikuar ende, u gjet shumë pranë bregut të detit”.

Nga të dhënat paraprake mendohet se trupi pajetë i përket një gruaje të moshës rreth 50 vjeç, e cila mendohet se mund të jetë mbytur. Kjo përforcohet edhe nga fakti se në trupin e gruas nuk janë konstatuar shenja dhune.

Viktima është përcjellë në morgun e spitalit të qytetit të Vlorës, ku do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, për të saktësuar shkaqet e vdekjes.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›