Aksident i rëndë hekurudhor në Itali, 11 të vdekur
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë plagosur, kur një tren doli nga shinat në veri të Italisë.
Aksidenti ndodhi në një pjesë malore si pasojë e një rrëshqitje dheu, në afërsi të qytetit Merano, ku mbahen lojra sportive dimërore, pranë kufirit me Austrinë. Sipas agjensisë së lajmeve Ansa shumë nga të plagosurit ishin në gjendje serioze. Ndërkohë mësohet se numri i viktimave mund edhe të rritet. Sipas mediave treni, një linje lokale me dy vagonë, që ishte nisur nga Castelbello, duket se ishte goditur nga rrëshqitja e dheut.
Një gazetar i televizionit Sky Italia, tha se nga vagonat dilte ende tym.
Agjensia italiane e lajmeve Ansa, njofton se treni rrëshqiti ne një të tatëpjetë, por dy pemë pishe penguan rënien e tij në lumë.
Kjo linjë hekurudhore është përuruar në vitin 2005, dhe është një nga më modernet në vend, shkruan Ansa.