E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Berat, përplaset te vizat e bardha këmbësorja 15-vjeçare, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit.

Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 15-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

15-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›