E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Francë, dy të vdekur dhe tridhjetë të plagosur pas përplasjes së autobusit me shkëmbin

Dy persona humbën jetën dhe rreth tridhjetë të tjerë u plagosën pasi një autobus u aksidentua pasditen e së dielës në Portè, Francë.

Sipas Shërbimit Mjekësor, tridhjetë e dy persona morën ndihmë mjekësore, tre prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë.

Raportet e para thonë se autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb.

Mbi 120 zjarrfikës francezë u dërguan në vendngjarje, ndërsa qarkullimi në rrugën ku ndodhi aksidenti u mbyll përkohësisht për automjetet e tjera./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›