E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmohen pronat e shqiptarëve në Kumanovë, digjet një zyrë, një automjet dhe një shtëpi

Disa incidente ndodhën në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut.

Një zyrë private, disa makina dhe një shtëpi janë përfshirë nga flakët, që dyshohet se janë vënë qëllimisht.

Automjeti i djegur i përkiste një prokurori shqiptar, ndërsa zyra rezulton në emrin e një këshilltari komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Partia e Ali Ahmetit dënoi me forcë ngjarjen duke akuzuar qeverinë për diskriminim ndaj shqiptarëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon gjithashtu edhe ndërhyrjen e menjëhershme të faktorit ndërkombëtar. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›