E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Himarë/ Humb jetën shoferi i agjencisë turistike, plagosen tre turistë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Himarë.

Një makinë e një agjencie turistike ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i saj, ndërsa janë plagosur tre turistë të huaj.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Shën Vasil dhe viktimë ka mbetur Renato Bushi, nga qyteti i Sarandës.

“Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›