Bulqizë/ Goditet me grushte shefi i Policisë Bashkiake, në kërkim 3 autorët

Shefi i Policisë Bshkiake në Bulqizë është dhunuar nga 3 persona mesditën e kësaj të premte (21 korrik). Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se shefi i Policisë Bashkiake, 35-vjeçari me inicialet E. L., është goditur me grushte, për shkak të detyrës nga 3 persona.
Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku 3 personat, F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç u konfliktuan me shefin e Policisë Bashkiake, duke e goditur atë me grushte.
Autorët janë shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/