E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 42-vjeçari shqiptar ka ndodhur në Itali. Brescia corrente raporton se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 26 majit mes Brescia Centro dhe Brescia Ovest drejt Milanos.

Automjeti me të cilin po udhëtonte 42-vjeçari shqiptar është përplasur me një kamion të ndaluar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Si pasojë e aksidentit fatal është mbyllur autostrada drejt Milanos duke shkaktuar radhë të gjata makinash.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›