Shuhet në moshën 94 vjeçare ish kryeministri italian Ciriaco De Mita, simbol i Republikës së Parë

Ish-kryeministri dhe sekretari i DC-së, Ciriaco De Mita, vdiq mëngjesin e sotëm në orën 7 në shtëpinë e të moshuarve Villa dei Pini në Avellino raporton La Republica.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Bashkisë Nusco, Walter Vigilante. Në shkurt ai i ishte nënshtruar një operacioni për një frakturë të femurit pas një rënieje në shtëpi.
Ai ishte 94 vjeç dhe aktualisht ishte kryebashkiak i Nusco-s, qytetit të tij.
De Mita ishte zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1963, ai ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj të periudhës së pasluftës.
Ciriaco De Mita ishte simbol i Republikës së Parë.
/rtsh.al/