E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarr në spitalin e të porsalindurve në Senegal, ndërrojnë jetë 11 foshnje

Një zjarr ka përfshirë departamentin e neonatologjisë të spitalit Mame Obdou Aziz Sy Dabakh në Tivaouane, si pasojë e të cilit 11 foshnje të porsalindura ndërruan jetë. Presidenti i Senegalit Macky Sall ka reaguar në rrjetin social Twitter, ku ka shprehur pikëllimin për ngjarjen e rëndë. Sall u shpreh ngushëllimet familjeve që humbën familjarët e tyre.

“Sapo mësova me dhimbje dhe tmerr për vdekjen e 11 foshnjave të porsalindura në zjarrin që ndodhi në departamentin e neonatologjisë të spitalit Mame Abdou Aziz Sy Dabakh në Tivaouane. Nënave dhe familjeve të tyre u shpreh ngushëllimet më të thella”, shkruan Sall.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›