E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Korçë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 5 të tjerëve ka ndodhur sot në aksin rrugor Korcë-Pogradec.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Leshnicë ku një furgon me pasagjerë është përplasur me një makinë me targa greke.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejutesi i mjetit me targa greke dhe pasagjeri që udhëtonte me këtë makinë, ndërsa janë plagosur 5 pasagjerët që udhëtonin me furgonin e linjës Korcë-Pogradec.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave apo i të plagusurve të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin dy mjetet ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›