E Diel, 1 Nëntor 2026

Transmetimi i fushatës me kasetat e partive, KQZ: Kemi zbatuar ligjin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hequr poshtë publikimet e fundit në media se ky institucion detyron televizionet private  të transmetojnë materiale filmike të miratuara më parë dhe të sjella me kasetat e ofruara nga vetë selitë e partive.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së theksoi se vendimi i marrë nga ky institucion është në zbatim të kodit zgjedhor ndërsa citoi edhe pikën 1 të nenit 84 të Kodit Zgjedhor mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim.

Këtë të drejtë ua jep Kodi Zgjedhor dhe jo KQZ. Me këtë vendim në zbatim të kodit, KQZ vendos disa udhëzime që përcaktojnë identifikim dhe garanton panashëmërinë nga ana e operatorëve privatë në pasqyrimin e fushatës zgjedhore. Jemi koshientë se të gjitha mediat skanë mundësi ti trasnmetojnë dhe ky vendim i jep mundësi që ato ti kenë. Ky vendim nuk përjashton as mediat që dëshirojnë të ndjekin aktivitetet elektorale të partive. Të gjithë ata që intepretojnë apo keqinterpretojnë ti referohen Kodit që është produkt i konsensusit të forcave politike të materializuarnë këtë kod tha zëdhënësja e KQZ.

VENDIMI I MIRATUAR NGA KQZ

Vendimi Për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio / Televizionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozion nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 Qershor 2013.

KQZ vendosi që Operatorët radiotelevizivë privatë në informacionet dhe edicionet e zakonshme e të veçanta për pasqyrimin e fushatës zgjedhore duhet të zbatojnë këto procedura:

a- duhet të përcaktojnë qartë subjektin zgjedhor përkatës

b- informacionet mbi aktivitetet e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë në përputhje me udhëzimet e KQZ-së

c- logoja e partisë politike apo koalicionit zgjedhor, duhet të jetë e dukshme, jo më e vogël se logoja e operatorit audioviziv që e transmeton dhe të qëndrojë në ekran jo më pak se një e treta e kohës së transmetimit të materialit, spotit apo reklamës zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›