E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, ku janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. B. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›