E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Maliq, autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj premteje në Maliq, ku një autobus me pasagjerë është përplasur me një kamion mallrash. Siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, aq sa autobusi është shkatërruar në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vloçisht, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë, ambulanca dhe shërbimi Zjarrfikës. I vetmi i lënduar është shoferi i autobusit, pasi përplasja ka ndodhur në krahun e tij. Zjarrfikësit janë duke punuar për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Pamje nga aksidenti ne Maliq

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip "Volvo" me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip "Benz" me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›