E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një grua dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një grua dhe

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Selenicë, Vlorë.

Bëhet me dije se viktima është një grua 69-vjeçare. Mjeti tip “Renault” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit.

Mësohet se tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë për në spital, ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›