Aksident i rëndë në Ndroq, plagosen 4 persona
Aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndroq të Tiranës, ka shkaktuar 4 persona të plagosur. Mes të plagosurve ka qenë edhe një vajzë 18 vjeçare, e cila është në gjendje të rëndë, si dhe një fëmijë i vogël.
TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në hyrje të fshatit Ndroq, në Tiranë. Përplasja e një automjeti tip Benz me autobuzin me targa të Vlorës ka shkaktuar plagosjen e katër personave, të gjithë anëtarë të një familje, nga të cilët një vajze 18 vjeçare është në gjendje të rëndë në spital. Benzi 140, me targa të Tr 20-90D, po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur teksa tentoi të kthehej në një pikë karburanti për tu furnizuar është përplasur me autobuzin me targa të Vlorës. Mësohet se nuk ka asnjë të lënduar nga pasagjerët e autobuzit. Të katër të plagosurit që gjendeshin në Benz mes të cilëve edhe vajza 18 vjeç që është në gjendje të rëndë, janë çuar në spital. Mes të plagosurve, por jashtë rrezikut për jetën është edhe një fëmije i vogël. (a.r/news24/balkanweb)