E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje, pallati rrezikon te shembet

Nje pallat rrezikon te shembet ne komunen e Cudhinit, ne rrethin e Krujes. Pas ankesave te banoreve, komuna i ka kerkuar emergjencave civile ndihme, por prej tre vjetesh ende nuk ka marre nje pergjigje.

“Ndertesa eshte riparuar dy here, por perseri ka probleme”, eshte shprehur Xhaferr Karaj, nje nga banoret e pallatit.

Ndersa kryetari i komunes se Cudhines, Murat Murati tha se “kemi bere vleresime me inxhiniere e teknike dhe ne si komune duke qene se nuk kemi fond i kemi bere kerkese Ministrise se Pushtetit Vendor”.

Pallati ka pesuar carje, nga te gjitha anet dhe rrezikon jeten e 10 banoreve qe jetojne aty.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›