E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rende ne Tirane-Fushe Kruje

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë.

Një autoveturë sportive tip C Clas ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Larushk, pasi ka rrëzuar dy pemë është përplasur me bordurën e betonit dhe ka bërë disa rrotullime, duke mbetur në anë të rrugës.

Policia konfirmon se drejtuesi i autoveturës është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet kanë bërë ekspertizën e vendit të ngjarjes dhe paraprakisht janë të mendimit se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›