Akuza për përdorim të fondit publik në fushatë, KAS rrëzon gjobat për tre kryebashkiakët e PS
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ditën e enjte kërkesën e Komisionerit për vendosje sanksionesh ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, Gledian Llatja të Elbasanit dhe Andis Salla të Cërrikut, të cilët pretendohet se kanë përdorur burime të fondit publik për fushatë elektorale.
Në këto tre raste, hetimi administrativ i KQS-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bashkive, si inspektime ivestimesh të kryera me fonde publike, në favor të fushatës së tyre elektorale.
Sekretari i përgjithshëm i KQZ-së Ylli Merja, tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve kishte propozuar masë administrative me shumën prej 10 mijë lekësh të reja, pasi ishte konstatuar shkelja e Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e aktivitetit public duke kërkuar mbështetje ndaj një subjekti zgjedhor. “Kjo përbën përdorim të burimeve publike”, deklaroi Merja.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
