E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident i rëndë në Vorë-Fushë Krujë, 1 i vdekur, 4 të plagosur

VORE - Aksident i rëndë natën e ndërrimit të viteve në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur rëndë. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Sipas policisë, një makinë tip benz me targa Tirane, i cili udhëtonte me shpejtësi, ka përplasur fillimisht një kalimtar në rrugë, duke i shkaktuar vdekjen.

Më pas drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të manovrojë për shkak të shpejtësisë dhe është përplasur me një mbrojtëse anësore metalike. Për pasojë katër personat që udhëtonin në mjetin tip Benz kanë mbetur të plagosur rëndë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›