Viti i Ri Kryetari i Bashkise se Tiranes uron shqiptaret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në këtë prag fundviti përcolli mesazhin e urimit të për të gjithë shqiptarët.
“Ky është gjithmonë një moment plot me shpresë, teksa festojmë ikjen e vitit të vjetër dhe ardhjen e Vitit të Ri. Viti 2011 ka qenë plot sfida për shumë prej nesh. Kështu me kurajo e vendosmëri ne kemi punuar për t’i zgjidhur disa prej tyre dhe ndonëse të tjera na presin në vitin 2012, është pikërisht ky shpirt i shpresës, kurajos dhe vendosmërisë që karakterizon Tiranën, që ne do t’i përvishemi sepse e dimë që qytetin tonë dhe qytetarët tanë i presin ditë më të mira. Ky është shpirti që ka karakterizuar gjithmonë Tiranën, që e ka bërë atë të përballet me kohë të vështira dhe të triumfojë mbi to dhe ky është shpirti me të cilin Tirana do të vazhdojë të ecë përpara duke ndërtuar të ardhmen e saj europiane plot shpresë me dashuri, me guxim dhe vendosmëri. Dhe është pikërisht ky shpirti i Tiranës që na bën ne plot me shpresë për të ardhmen e vogëlushëve tanë. Gëzuar Vitin e Ri 2012!” uroi kryebashkiaku Basha.