E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, zjarri shkrumbon banesën, vdes çifti i të moshuarve

GJIROKASTER - Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Dhoskat të Gjirokastrës, ku si pasojë e zjarrit të rënë në banesë, një çift të moshuarish ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 minuta të mbrëmjes, ndërsa Sotir Stoja 80 vjeç dhe gruaja e tij 75 vjeçare Angjelina, ndodheshin të vetëm në banesë.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në ngrohësen që dy të moshuarit kishin ndezur, ndërsa flakët kanë shkrumbuar plotësisht banesën e varfër të të moshuarve.

Forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje kanë bërë të munduar nxjerrjen e trupave të pajetë nga banesa.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›