Aksident i rende ne aksin Elbasan-Metalurgji
Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Automjeti tip Golf me targë EL 3145 C është përplasur me automjetin tip opel me targë El 4337 C. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka kërkuar ndihmën e repartit të zjarrfikësve për të nxjerrë jashtë automjeteve drejtuesit të cilët kanë qenë bllokuar për shkak të dëmtimit të makinave. Të lënduarit janë dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Sipas të dhënave të para rezulton se 2 drejtuesit e automjeteve ndodhen në gjendje kritike për jetën .
Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe moti me lagështi. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.