E Diel, 1 Nëntor 2026

Posselt: Kosova nuk duhet të mbetet një shtet artificial në pritje

08-02-2013 / Gazeta 55

Deklarata nga eurodeputeti gjerman Bernd Posselt

“Kosova nuk duhet të mbetet një shtet artificial në pritje” është shprehur eurodeputeti gjerman Bernd Posselt në një komunikatë për shtyp pas aprovimit të projekt-rezolutës për Kosovën nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian. Sipas Bernd Posselt, ekzistenca e Kosovës si një shtet i pavarur, pas pesë vitesh të krijimit të një strukture të suksesshme demokratike është një fakt dhe jo më një shumë e përkohshme. “Përparimi i vërtetë në zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës është i mundshëm vetëm nëse Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Suedia njohin Kosovën, si 22 shtetet anëtare të tjera të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara, që e kanë bërë tashmë”. Konsideron eurodeputeti gjerman. Për Posselt, njohja e Kosovës nga të gjitha shtete anëtare të BE-së është në interes të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.
Poselt kërkon gjithashtu një përfshirje më të madhe të BE-së në Kosovë ".Misioni EULEX i Bashkimit Evropian në mbështetje të policisë dhe gjyqësorit në Kosovës duhet të bëjë më shumë për të fituar besimin e qytetarëve të Kosovës. EULEX-i ka nevojë për më shumë burime dhe nuk mund të përfundojë si kunatë e padëshiruar e politikës evropiane", është shprehur Bernd Posselt.
Eurodeputeti bavarez përgëzon amendamentet e aprovuara lidhur me nevojën e përparimit më të shpejtë në kuadrin e proçesit të dialogut politik për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›