E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Berlusconi optimist për fitoren në zgjedhje

08-02-2013 / Gazeta 55

Kreu i partisë “Populli i Lirisë” fjalim në një tubim elektoral në Romë

Silvio Berluksoni di të bëjë për vete mbështetësit e tij. Përdor sensin e tij të humorit për të inkurajuar përkrahësit e partisë së tij Populli i Lirisë. E nis fjalimin e tij në një tubim elektoral në Romë, duke bërë humor me sekretarin e partisë Angelino Alfano.
“Erdhi ideja të bëj këtë veprim dhe të them: “Anxhelino tani është radha jote”.
Shumica e sondazheve e rendisin koalicionin e qendrës së majtë të drejtuar nga Partia Demokratike,  Pier Luixhi Bersanit si fituese në zgjedhjet parlamentare.
“Populli i Lirisë ka rritur mbështetjen nga 14 % në 23.1%. Ky është një rikthim i jashtëzakonshëm. Na ndajnë vetëm 3 javë nga zgjedhjet dhe ne kemi shpejtësinë e duhur për t’ua kaluar të gjithëve”.
Manjati miliarder e kaloi pothuajse në hije vitin e kaluar, por bëri një rikthim të bujshëm dhjetorin e kaluar me nismën e tij për të rikandiduar.
Mbështetësit më të fortë të Berluskonit janë sipërmarrësit, më pas shtëpiaket, të cilat përkrahin kavalierin, pavarësisht skandaleve seksuale të tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›