E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën 18-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Bulgarec.

Rreth orës 19:45, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin F. M., 18 vjeç. I riu është transportuar në spital, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›