E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot/ Humbin jetën 2 persona. Vihet në pranga 33-vjeçari, i jepte makinës në gjendje të dehur

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së dy personave ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot rreth orës 1:30 të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Policia bën të ditur se nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, “krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur”.

Ndërkaq, policia ka arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin në flagrancë, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin A. Gj. dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç. Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i aksidentit rrugor të jetë, krahas kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur. 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›