Rama: Programi Kombëtar po rilind kullat e veriut në qendra mikpritjeje dhe kulture

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetin e tij zyrtar në Facebook, ku flet për ecurinë e “Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave”.
Sipas Ramës, ky program po kthen kullat karakteristike të veriut në qendra mikpritjeje, kulture dhe përvoje autentike në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës.
“Programi Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave, po rilind kullat e veriut në qendra mikpritjeje, kulture dhe përvoje autentike në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, në 14 bashki të pasura me trashëgimi dhe traditë, duke krijuar një itinerar të ri turistik që lidh historinë me zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale”, shkruan Rama.
/rtsh.al/