E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin-Gjendet i pajetë një person, mister shkaqet e vdekjes

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në afërsi të trasesë së hekurudhës që lidh qytetin e Peqinit me Elbasanin.

Ashtu siç raporton edhe korrespodenti i RTSH-së, Enes Memolla, referuar burimeve nga vendngjarja, trupin e viktimës e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë lokale.

Ndërkaq, forcat e policisë, shërbimit zjarrfikës dhe të spitalit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

Sipas policisë, në lagjen “Teqe”, të Peqinit është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.

“Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftim i plotë: Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.

Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›