E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik/ Makina përplaset me ambulancën, humb jetën 55-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shkodër – Koplik.

Një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.

Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit.

Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›