E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës–Tiranë, përmbyset një makinë pas përplasjes së tri mjeteve

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrës, pak pa kaluar urën e Shkozetit.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, përplasja ka qenë e fortë, si pasojë e së cilës njëra nga makinat e përfshira ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës. Përplasja e tri mjeteve ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve që lëvizin drejt daljes nga qyteti i Durrësit dhe hyrjes në autostradë.

Në vendin e ngjarjes pritet mbërritja e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe grupit hetimor për të normalizuar qarkullimin, si dhe për të kryer veprimet procedurale që do të zbardhin dinamikën dhe shkaqet e plota të përplasjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›