E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i tmerrshëm në Kalimash, humbin jetën 2 kosovarë

Viktimat e kësaj fatkeqësie janë identifikuar si Urata Kurti, 10 vjeçe dhe Agim Kurti, 54 vjeç, ndërsa e shpëtuara e këtij aksidenti, kryefamiljarja Agime Kurti është dërguat urgjentisht në spitalin e Kuksit, ku ndodhet e shtruar në një gjendje kritike për jetën.

Nga hetimet paraprake mësohet se familja kosovare udhëtonte nga Mitrovica drejt Shqipërisë për të kaluar pushimet verore, por shpejtësia tej normave të lejuara ka bërë që automjeti tip 'Wolsvagen', me të cilin ata udhëtonin, të dalë nga rruga, duke u përplasur me anësorët, për të përfunduar më pas në një kanal.

Megjithatë, policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Start/

                                                                                             2012-07-11 22:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›