Tjetër aksident në Kalimash, çifti i moshuar plagoset rëndë

Çifti nga Kosova, Avdyl Ademi, 69 vjeç dhe Mereme Ademi, 67 vjeç po udhëtonin për në Kosovë kur rreth orës 21:00 hynë me automjetin e tyre në pjesën e poshtme të një trajneri, duke mbetur të plagosur rëndë.
Të dy të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin civil të qytetit të Kukësit, ndërsa mësohet se gruaja është në gjendje të rëndë për jetën.
Paraprakisht mendohet se shpejtësia e madhe e automjetit ka qenë shkaku i aksidentit. I moshuari që ishte në timon, duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, ka humbur kontrollin duke përfunduar nën trajler./Start/
2012-07-12 10:23