E Shtunë, 31 Tetor 2026

LAJM I FUNDIT/ AK qëllon Berishën me vezë në Romë. Nuk arrestohet askush!

Një grup mbështetësish të Aleancës KuqeZi në Romë sapo kanë qëlluar sot me vezë makinën në të cilën udhëtonte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Qytetarët me flamuj kuqezi i janë afruar makinës së Berishës dhe ai fillimisht ka menduar se janë mbështetës të tij dhe i ka përshëndetur. Në këtë moment qytetarët kanë qëlluar makinën me vezë dhe eskorta pasi ka kuptuar se ishin protestues, ka shtuar shpejtësinë në kufinj të frikshëm dhe është larguar nga vendi. Një baner i madh ku shkruhej ‘Berisha tradhtar’, ishte në sfond të protestuesve.

Berisha pritet të takohet sot me kryeministrin grek Samaras, me të cilën do të diskutojnë çështjen e kufirit ujor me Greqinë.
Policia nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka asnjë të ndaluar. Një javë më parë kur Berisha u qëllua me miell në Tiranë, u ndaluan tre vetë dhe u pushuan 20 policë nga puna.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›