E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident masiv ne Britanine e Madhe

Dhjetëra të plagosur si pasojë e një aksidenti të frikshëm në Kent të Britanisë për shkak të mjegullës së dendur duke bërë që 130 automjete të tonazheve të ndryshme të përplasen me njëra tjetrën brenda një harku të shkurtër kohor.

Aksidenti ka ndodhur mengjesin e së enjtes në urën "Kingsferry" në juglindje të Anglisë. Sipas njoftimeve te mediave britanike 8 nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën.

Zjarrëfikësit e shumtë në vendngjarje kanë deklaruar për mediat se për të nxjerë të plagosurit nga automjetet është nevojitur dhe nderhyrja me mjete hidraulike për prerjen e pjesëve të automjeteve nga të cilat nuk nxireshin dot të plagosurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›