E Diel, 1 Nëntor 2026

Diana premiera e filmit te Hirschbiegel me 8 tetor ne kinemate boterore

Nje tjeter film qe rrefen jeten e princeshes se Wellsit Lady Diana do te shfaqet se shpejti ne kinemate boterore.
Rolin e te famshmes Diana regjisori i ketij filmi, Oliver Hirschbiegel, ia ka besuar aktores Naomi Whats.
Aktorja Watts mendon se Princesha Diana, qe vdiq me vitin 1997, i ka dhënë leje nga varri për ta interpretuar në film.
44-vjeçarja pranon se kjo deklaratë e saj nuk tingëllon mirë, por kjo është e vërteta.
“U lidha aq shumë me Dianen dhe jetën e saj dhe më dukej sikur kaloja kohë së bashku me të. Erdhi një moment kur ndjeva se më dha leje për këtë film” tha aktorja për ‘The Mail on Sunday’.
Filmi do të shfaqet ekskluzivisht ne shume kinema boterore si premiere me 8 Tetor. Ai eshte nje drame qe fokusohet në dy vitet e fundit të jetës së Princeshës Diana dhe përfshin detaje nga marrëdhëniet e saj me Dodi Fayed dhe Hasnat Khan pas divorcit nga Princi Charles.
Filmi i Hirschiebel, i cili preferoi ta quaje thjesht ”DIANA” eshte nje premiere boterore e shumepritur. Kjo per dy arsye; e para se ajo merr ne trajtim jeten e nje ikone mbreterore britanike, dhe e dyta se filmi tenton te shuaje kuriozitetin e publikut per romancat e perfolura te princeshes Diana.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›