E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë – Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Pirg, ku një mjet ka humbur kontrollin.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar për rrethanat e këtij aksidenti.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›