Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën 65-vjeçarja

Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër.
Automjeti me drejtuesen 70-vjeçare ka përplasur këmbësoren 65-vjeçare. Fatkeqësisht, 65-vjeçarja ka humbur jetën.
“Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv