E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në punë/ Ra nga lartësia në terminalin e aeroportit, humb jetën punëtori në Vlorë

Një person ka humbur jetën  ditën e sotme gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit dhe ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit. Bëhet me dije se punëtori ishte rreth 45-50 vjeç.

Policia në vendngjarje, ka nisur hetimet.

Njoftimi: 

Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›