E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata lë ne burg Andi Shkulakun, ishte dëshmitar në krimin e rëndë

Gjykata e Korçës la në burg Andi Shkulakun, i arrestuar tre ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Korçës.

Ai akuzohet për moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 10 gusht të vitit të kaluar, ku mbeti viktimë Egli Proga. Arrestimi i tij u bë pas administrimit të një dëshmie të re nga Prokuroria e Korçës, në të cilën pretendohet se viktima, Egli Proga, fillimisht dyshohet se është dhunuar brenda një lokali dhe më pas është goditur jashtë ambienteve të biznesit.

Sipas akuzës, i arrestuari Andi Shkulaku dyshohet se ka parë shumë detaje të ngjarjes, pasi, gjithmonë sipas grupit hetimor, ka qenë prezent ditën e ngjarjes dhe më pas është larguar.

Prokuroria e Korçës, vetëm pak ditë më parë, bëri me dije se kishte mbyllur hetimet për këtë çështje, duke e dërguar dosjen për gjykim. Por dëshmia e re duket se ndryshon edhe një herë tjetër rrjedhën e hetimeve për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›