E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Milot–Rrëshen, humb jetën një 70-vjeçar

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, një qytetar rreth 70 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›