Aksident me vdekje në aksin rrugor Koplik-Dedaj

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Koplik-Dedaj.
21-vjeçari, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ai ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al